Juventus duket shumë pranë fitimit të titullit kampion në Serie A. Bordi drejtues ka vendosur gjithashtu aprovimin e Maurizio Sarri ne stolin e bardhë e zinjëve pasi sezoni quhet pozitiv për Agnelli pavarsishtë ecurisë në Champions League.


Sarri gjithashtu ka disa kërkesa që të qëndrojë në Torino. Pas shkëmbimit të bujshëm mes Arthur dhe Pjanic, tekniku kërkon gjithashtu përforcimin e mesfushës me italo-brazilianin Jorginho. Mesfushori i Chelsea mbetet objektivi primar i Juventus për këtë sezon transferimesh. Blutë e Londrës kërkojnë 50 milionë Euro për shërbimet e Jorginho.


Një tjetër dëshirë e teknikut është sulmuesi polak Arkadiuz Milik i cili shihet si një dyshe perfekte me Cristiano Ronaldo. Ndërsa reparti i mbrojtjes duket se do qëndrojë po i njëjti pa ndonjë lëvizje shumë të madhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *