Subscribe

Maturantet vijojnë protestat pranë Fakulteteve ku kane aplikuar dhe nuk kane fituar. Te shqetësuar se nuk kane arritur te përzgjidhen ne asnjë dege apo ne Fakultetin e preferuar, ata kundërshtojnë skemën e re te pranimeve. Kete te enjte, protesta e tyre është zhvilluar para Parlamentit. 25 mije janë kuotat e pranimeve ne Universitetet publike dhe 9 mije ne institucionet e larta private. Por edhe ne Fakultetet private maturanti, nuk mund te hyje nëse nuk e ka renditur ne preferencat e tij. Drejtues te Universiteteve deklarojnë se maturantet jo fitues, duhet te presin pas 20 shtatorit kuotat bosh dhe raundin e dyte te aplikimit. Por rektori i Universitetit Politeknik jep sqarime se si duhet te veprojnë kandidatet fitues te raundit te pare dhe çfarë humbin nëse refuzojnë degën e fituar. Regjistrimet për kandidatet fitues nisin pas 11 shtatorit, pasi te jete shpallur lista përfundimtare. Pas 20 shatorit, Universitet publikojuni kuotat bosh per te nisur raundi i dyte i aplikimeve. Nese edhe pas këtij raundi mbeten serish vende te lira, atëherë nuk do te kete nje faze te trete, por spostim te listës nga çdo Fakultet, deri ne plotësimin e kuotave te përcaktuara prej tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *