E hënë, 5 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Maturantët sërish protestë para Ministrisë së Arsimit: S’janë plotësuar kërkesat tona

Maturantët janë mbledhur sërish këtë të diel para Ministrisë së Arsimit, të cilët kërkojnë rivlerësim të tezës së provimit të Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, duke hyrë kështu në ditën e tretë të protestës.

Ata kanë kanë bllokuar rrugën dhe shprehen të bindur se do t’i shkojnë deri në fund protestës së tyre, ndërsa kanë përalajmëruar se do të bojkotojnë provimet e tjera të Maturës Shtetërore nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen.

Ndërkohë, sot ka reaguar edhe Komiteti i Maturës Shtetërore, ku ka deklaruar se është gjykuar që të rishihet mënyra e shpërndarjes së notave sipas pikëve të marra nga maturantët në provimin e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, për të shmangur shqetësimin e maturantëve mbi notat e tyre.

Më shumë video

Reklamë