Sociale
Maturantët sërish në protestë, kërkojnë uljen e nivelit të pikëve për testin e matematikës

Maturantët zhvilluan sot protestën e dytë për provimin e matematikës, duke i kërkuar Ministrisë së Arsimit që të ulë pragun e pikëve.
Sipas tyre, testi i zhvilluar ishte i vështirë dhe ndryshe nga orientimet që kishin marrë gjatë vitit.
Reklamë
Të rinjtë pretenduan se pandemia i penalizoi ndjeshëm në procesin e mësimit dhe kërkuan tolerancë në vlerësim.
Maturantët fillimisht protestuan përpara Ministrisë së Arsimit, duke bllokuar qarkullimin, e më pas u zhvendosen drej qendres së shërbimeve arsimore.
Ata paralajmëruan se do t’i vijojnë protestat deri sa të marrin nje zgjidhje nga institucionet.
Vazhdo të lexosh
Reklamë



