Subscribe

Maturantet me mesatare mbi 9 te cilët zgjedhin te vazhdojnë degët e mësuesisë, te gjitha shpenzimet e shkollës do ti kenë falas. Oferta e qeverise për te rritur cilësinë e mësuesve te shkolla është bere publike nga ministrja e arsimit  Lindita Nikolla.

 

Por  ftesa e ministres nuk i ka lëkundur shume prej me te mirëve te gjimnazeve te Tiranës. Preferencat e tyre ndahen mes degëve te mjekësisë dhe ekonomisë, jo vetëm si profesione te kërkuara nga tregu i punës por dhe te mirëpaguara.

 

Te pakte janë maturantet qe mësuesinë e  shohin si profesionin e tyre te ardhshëm.

 

Mësues dhe drejtues shkollash pranojnë se orientimi i te rinjve sot behet jo vetëm nga kërkesat e tregut te punës dhe vlerësimi financiar i profesionit.

 

Gjate vlerësimeve te vazhdueshme ka rezultuar se mësuesit  qe kane me pak se 20 vite  pune kane nivel te dobët.

 

Ne fakt ky  rezultat i mësuesve sot është edhe  pasoje i një vendimi te 15 viteve me pare. Për shkak te refuzimit te degëve te mësuesisë dhe kryesisht te shkencave ekzakte, matematike e  fizike,  ministri i atëhershëm i arsimit Luan Memushi vendosi te ofroje bursa për te gjithë te rinjtë qe ndiqnin këto dege. Pas kësaj oferte,  degët dikur elitare, u mbushen me studentë te dobët, ku nga auditorët e fakulteteve sot janë mësues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *