Subscribe

Një ditë pas provimit të gjuhë-letërsisë, maturantët të gjimnazeve të ndryshme të kryeqytetit, dolën në protestë pranë Ministrisë së Arsimit. Sipas tyre testi nuk i përmbahej programit mësimor, për të cilin kanë bërë përgatitje edhe në shkollë.

Me pankarta në duar dhe thirrje drejtuar ministres së arsimit Besa Shahinit, maturantët bllokuan për disa orë trafikun në rrugën e Durrësit.

Ata tentuan të futen në godinën e ministrisë, por u ndaluan nga policia.

Ministria e Arsimit priti më pas tre përfaqësues të maturantëve, për të paraqitur kërkesat e tyre, por ata u kthyen pa një përgjgije. Pas këtij momenti nxënësit reaguan duke hedhur vezë në drejtim të ministrise.

Një ndër kërkesat e tyre është edhe rivlerësimi i provimeve. Gjimnazistët thanë se në rast se kërkesat e tyre nuk do të merren parasysh do te bojkotojnë provimet e matematikës dhe lëndës me zgjedhje.

Nxenesit thane se provimi i Gjuhe-Letersise kishte shumë pyetje të cilat ishin te paqarta. Edhe vete mesuesit kane shprehen rezerva per menyren se si ishte ndertuar testi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *