Subscribe

Mbyllja e aplikimeve për degët e studimeve universitare zbulon edhe preferencat e maturantëve. Nga te dhënat rezulton se një pjese e mire e tyre duan te largohen nga Shqipëria. Kështu janë rreth 10 mijë nxënës, të cilët kanë aplikuar në formularin A1 se preferojnë të studiojnë jashtë vendit. Ndërsa 3500 prej tyre e kanë finalizuar procesin me njësimin e diplomës.

 

3500 studentë do të mungojnë në auditorët e universiteteve shqiptare. Ndonëse ende nuk ka një bilanc se drejt cilit shtet do të vijojnë studimet e tyre, nga eksperienca e viteve të kaluara Gjermania kryeson listën e preferencave të të rinjve.

 

Maturantët do të njihen në fillim të muajit shtator me rezultatin e zgjedhjeve të tyre. Ndërsa muaji gusht është një shans i dytë për të gjithë ata që nuk mundën të kalojnë në provimet e maturës. Kjo pjesë, do të kryejë edhe një herë testimet, për të aplikuar më pas me formularin A2 për një degë studimi në kuotat e lira të çdo universiteti.

 

Kriteri kryesor pas urdhëresës së Ministrisë mbetet mesatarja, mbi 6.5 për të fituar te drejtën e studimit, dhe mbi 7 për degë si mësuesia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *