E premte, 2 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Maturantët nuk do ta bojkotojnë provimin e matematikës

Maturantët e gjimnazeve të kryeqytetit protestuan edhe këtë të dielë.Më të paktë në numër, ata u mblodhën pranë Ministrisë së Arsimit ku përsëritën thirrjet e tyre dhe bllokuan për disa orë lëvizjet e mjeteve në rrugën e Durrësit.

Nxënësit thanë se ende nuk kane marre pergjigje per shqetesimet e tyre.

Reklamë

Një tjetër kërkesë që gjimnazistët paraqiten ishte edhe heqja e identifikimit me emër dhe mbiemër në provimet e maturës dhe rikthimi i kodifikimit me një numër personal për çdo maturant.

Maturantëve evidentuan edhe faktin që plotësimi i fletës me përgjigjet e pyetjeve, që do të korrigjohet nëpërmjet skanerit, kërkon shumë kohë në dispozicion.

Nxenesit nisën protestat te premten pas provimit të gjuhë-letërsisë dhe kërkuan përveç të tjerash, mundësinë e rivlerësimit te tezës. Ndërkohë, nesër është provimi i matematikës, për të cilin maturantet morën vendimin të mos e bojkotojne, por protesta sipas tyre, do të vazhdojë pas përfundimit të testit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë