Subscribe

Maturantët do t’i nënshtrohen këtë të hënë provimit të parë të Maturës Shtetërore.

Ata do të japin sot provimin e Gjuhës së Huaj. Janë rreth 31 mijë maturantë që do të nisin testimin në orën 10:00, e ku do të testojnë njohuritë e tyre. Provimi do të zgjasë 2 orë.

Më datë 11 qershor do të jepet provimi i Gjuhës Shqipe, më 15 ai i Matematikës, ndërsa më datë 18 maturantët do t’i nënshtrohen provimit te lëndës me zgjedhje.

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, përmes një mesazhi të dielën, iu uroi suksese në provim dhe rrugëtimin e tyre jetësor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *