E martë, 22 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Maturantët në provimin e parë, dyshime për nxjerrjen e testit

E ndërsa provimi i pare i maturës shtetërore, ai i gjuhës se huaj, ka nisur me dyshime per daljen e tezes, maturantet pas përfundimit te testit nuk fshehin ankthin dhe emocionet. Nxënës te gjimnazeve ne qendër te kryeqytetit thonë se nuk kane dijeni per daljen e testit. Por thonë se kane pasur komunikime mes njeri- tjetrit ne klase per dhënie përgjigjesh e alternativash. Sipas maturanteve testi ishte i nivelit mesatar.

 

Ministria e Arsimit ashtu si shume dikastere aktualisht  ka drejtues te larte përfaqësues nga te paktën tre forca politike, PS, PD dhe LSI. Burime jo zyrtare nuk përjashtojnë nxjerrjen e tezes nga persona te caktuar per te favorizuar kandidatet per deputet ne zona te ndryshme. Ndërsa zyrtarisht Ministria e Arsimit ende nuk ka nje reagim. Shume nga maturantet jane edhe votues per here ne pare ne zgjedhjet e 25 qershorit.

Më shumë video

Reklamë