Subscribe

Dhjetëra maturante jo fitues ne Universitete, protestojnë para Kryeministrisë. Thuajse te gjithë janë nxënës cilësore me mesatare mbi notën 9 dhe shumica, nuk ka arritur te fitoje asnjë nga 10 degët e shënuara. Te trishtuar per humbjen ne këtë faze te pare, ata fajësojnë Ministrinë per skemën e re, e cila u ndryshua ne mes te vitit shkollor. Pas protestës, rektore e dekanë, jane thirrur ne nje takim urgjent ne Kryeministri me Ministren e Arsimit. Me pas, krerët e arsimit ne prani te medias, për me shume se një ore kane dëgjuar dhe sqaruar publikisht shqetësimet e te rinjve jo fitues.
Ashtu si dhe me herët, ministria Nikolla deklaroi se ky sistem ndryshon tërësisht nga i mëparshmi. Çdo Universitet ka përcaktuar kuotat dhe kriteret e pranimit mbi te cilat është bere dhe përzgjedhja. Megjithatë, kandidatet jo fitues, duhet te bëjnë ankese pranë Fakulteteve gjate këtyre ditëve. Ne 11 shtator, shkollat e larta shpallin listën e studenteve te rinj dhe fituesit duhet te regjistrohen ne një nga degat e marra. Pas datës 20 shtator, nis aplikimi per raundin e dyte. Rektore te Universiteteve shpjegojnë se ai do te jete i ngjashem me te parin. Ne varësi te kuotave bosh dhe listës emërore, te rinjtë jo fitues, duhet te shohin mundësitë se ku kane mundësi për te dale fitues. Pas raundit te dyte, nëse mbeten serish vende te lira, Universitet spostojnë listën deri ne plotësimin e kuotave te përcaktuara. 25 mije pranime do te bëhen kete vit nga shkollat e larta publike dhe 9 mije nga institucionet private.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *