E premte, 2 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Maturantët kthehen në shkollë/ Mësim nën masa të rrepta për shkak të pandemisë

Duke filluar nga kjo e hënë, maturantët do të rikthehen në bankat e shkollës deri më datën 5 qershor. Gjimnazet e të gjithë vendit janë përgatitur për të siguruar kushtet e nevojshme të higjenës dhe distancimit fizik.

Në veriun e vendit, 80 shkolla te mesme kanë marrë masat e nevojshme për të siguruar mbarëvajtjen e procesit mësimor. Por një pjesë e nxënësve nuk sigurojnë dot infrastrukturën për t’u kthyer në shkollë.

Reklamë

Me një lëvizje të përcaktuar nga sinjalistikat tokësore dhe me një numër të reduktuar nëpër klasa, maturantët do të zhvillojnë orët e konsultimeve. Edhe në Elbasan nga 1600 maturantë, 202 prej tyre nuk do të marrin pjesë për shkak të mungesës të transportit urban.

Ndërkohë, janë dezinfektuar edhe ambientet e gjimnazeve në  qytetin e Korçës dhe janë siguruar higjenizuesit e nevojshëm që do të përdorë çdo maturant.

Po ashtu në qytetet bregdetare si Vlora dhe Durrësi, maturantët do të rikthehen në shkolla nën masat e rrepta të sigurisë.

Më shumë video

Reklamë