Subscribe

Nga sot, të gjithë maturantët pretendentë per të vijuar studimet e larta në Universitetin e Tiranës, kanë mundësi që të mësojnë online, nëse janë pjesë e listës së fitueseve. Kjo pasi të gjitha fakultetet e Universitetit të Tiranës kanë publikuar në faqen e tyre të internetit listat e fitueseve të parë. Mynyr Koni sqaron se kjo listë është jo përfundimtare, pasi është e nevojshme që të tejkalohet edhe faza e ankimimit dhe përzgjedhjes së programit për ata që kanë fituar të drejtën e studimit në 2 apo më shumë programe universitare. Ankimuesit kanë të drejtë që të paraqesin ankesat brenda tre ditëve, pas shpalljes së rezultateve, pasi në 11 shtator, dekanët e fakulteteve shpallin listën përfundimtare te fitueseve. Edhe për ata maturantë apo kandidatë që nuk e gjejnë emrin e tyre në listat e fitueseve, do të ketë një tjetër faze aplikimi, pas datës 20 shtator, për kuotat e paplotësuara që Universiteti i Tiranës ofron.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *