Subscribe

Maturantët kanë protestuar para ministrisë së Arsimit për testit e lëndës së matematikës, për të cilin ata shprehen se kishte nivel te larte vështirësie  si dhe pyetje që nuk i kishin zhvilluar gjatë 3 viteve të gjimnazit.

Qëndra e shërbimeve arsimore reagoi përmes një deklarate për mediat duke thene se niveli ishte mesatar ndërsa u mohua të ketë pasur pyetje jashtë konsultimeve të bera nga mësuesit.

Pak pasi kishte nisur provimi teza e lëndës së matematikës, u shpërnda në mediat sociale, ndërsa drejtoresha e QSHA e mohoi një gjë të tillë me argumentin se testet kanë kod sigurie dhe hapen vetëm në orën 10.

Ndërsa protestës së maturantëve, minisrja e arsimit Evis Kushi i është përgjigjur përmes një reagimi në rrjetet sociale, ku siguroi së është ngritur një grup punë në nivel ekspertësh për të vlerësuar nivelin e vështirësisë, e nëse konstatohet kjo do të ketë rishkim të pikëzimit të tezës së matematikës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *