E martë, 10 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Mattuidi te Juventus, mbërrin për vizitat mjekësore

Mattuidi duket se do të jetë lojtari i ri i Juventusit. Marrëveshja është mbyllur gjatë ditës së sotme mes klubit bardh e zi dhe ekipit francez për shifrën e 20 milionë eurove plus bonus.

 

PSG kërkonte 25 milionë për mesfushorin e saj por ndërmjetësimi i Mino Rajolës ka bërë që kjo shifër të ulet në 20 dhe bonuset në varësi të performancës së lojtarit dhe ecurisë së klubit nga Torino.

 

Blaise Matuidi pritet të mbërrijë shumë shpejt në Torino për të mbyllur vizitat mjekësore. Ai është lojtari i radhës që do ti shtohet rozës së lojtarëve në dispozicion të Alegrit, pas marrjes së shërbimeve të Bernardeskit, Douglas Costas, De Schilios dhe portierit Sheznei.

Vazhdo të lexosh

Reklamë