E martë, 10 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Matteo Renzi me parti të re, përçahet e majta italiane

Foto Roberto Monaldo / LaPresse 05-03-2018 Roma Politica Elezioni - Conferenza stampa del segretario PD Matteo Renzi Nella foto Matteo Renzi Photo Roberto Monaldo / LaPresse 05-03-2018 Rome (Italy) Election - Press conference of Matteo Renzi In the photo Matteo Renzi

Ish kryeministri italian Matteo Renzi ka vendosur të braktisë Partinë Demokratike dhe të formojë një parti të re. Në një postim në rrjetin social facebook, ai argumenton se fitorja e arritur në Parlament për të luftuar populizmin e Salvinit ishte e rëndësishme për të shpëtuar Italinë por kjo nuk mjafton.

 

Së bashku me Renzin  nga Partia Demokratike do të largohen edhe rreth 30 parlamentarë të tjerë, të cilët brenda kësaj jave do të krijojnë grupe politike autonome brenda parlamentit. Qeveria e re italiane ka vetëm një javë që ka filluar nga puna, por Matteo Renzi e ka siguruar kryeministrin Xhuzepe Conte se zhvillimet e reja nuk do ta dëmtojnë koalicionin qeverisës.

 

Reklamë

Kryetari aktual i PD me një postim në Twitter e ka komentuar këtë vendim të Renzit si një gabim duke shtuar se tani është e rëndësishme të mendohet për italianët e për axhendën e re qeverisëse.

 

Ndersa Drejtuesi radikal i djathtë i partisë “Lega”, ish-ministri i brendshëm, Matteo Salvini ka paralajmeruar nje krize tjeter politike qe do te perfundoje me zgjehdje te reja. “ E trishtueshme, çfarë po bën ai për të shpëtuar karrigen e tij.”-shkruan Salvini nw Twitter.

Vazhdo të lexosh

Reklamë