Joel Matip ka qenë një nga surprizat e këndshme në mbrojtjen e Liverpulit gjatë këtij sezoni. 26-vjeçari u shndërrua dalëngaldë në zgjedhjen e parë të formacionit përkrah Virigil Van Dijk, pas dëmtimeve të Gomez dhe Lovren. Ai u shfaq në formë, sidomos në pjesën e dytë të sezonit, kur Kloppit i nevojitej më shumë, duke luajtur 19 nga 22 ndeshjet e fundit. E tashmë, mbrojtësi kamerunas kërkon që të shpërblejë besimin e trajnerit, duke kontribuar për të fituar trofeun aq shumë të dëshiruar veçanërisht nga strategu gjerman.”Unë gjithmonë kam besuar në vetvete. Tashmë kam mundësinë për të luajtur dhe po mundohem ta shfrytëzoj në maksimum. Por më vjen mirë që jam pjesë e një skuadre me lojtar shumë cilësor. Nuk ka rëndësi kush luan, por më tepër që skuadra të fitojë”.

 

Duke hedhur sytë nga finalja e së shtunës, Matip nuk dëshiron ta ngarkojë skuadrën me shumë presion: “Sigurisht që të gjithë e dimë se është një nga ndeshjet më të mëdha, por duhet të qendrojmë të qetë dhe të bëjmë atë që imë. Eshtë ndeshja që të gjithë dëshirojnë të luajnë që kur janë fëmijë. Tani e kemi këtë mundësi. E duhet ta shfrytëzojmë në maksimum. Do të bëjmë gjithcka për të fituar. Jemi të motivuar për t’ia dalë mbanë”, ka vijuar kamerunasi.I pyetur nëse i trembet faktit që mund të kthehet Kane’ në sulmin e Tottenhemit, ai është përgjigjur: “Nuk ka rëndësi cilin do të kemi përballë. Kemi detyrën të mbrojmë të gjithë si skuadër, pasi nuk do të jetë e rëndësishme vetëm të shënojmë”, përfundoi Matip./ TRING

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *