E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Mat, 19-vjeçari humb kontrollin e mjetit, përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident me vdjekje është regjistruar në rrugën dytësore të fshatrave Kurdari-Suç, Mat.

Policia njofton se një 19-vjeçar ka humbur drejtimin e automjetit dhe aksidentuar një këmbësor. Ky i fundit ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

“Me datë 06.10.2024, rreth orës 09.30, në rrugën dytësore të fshatrave Kurdari-Suç, shtetasi E.S., 19 vjeç, teksa drejtonte automjetin e tij, ka aksidentuar shtetasin E.D., (këmbësor), i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital”, njofton policia.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë