Teksa Britania e Madhe është izoluar sërish, mjekët po u japin arsye motivuese qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi. Përveç ndihmës për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, ekspertët thonë se secili mund të shijojë pak kohë vetëm. Kjo gjë, sipas tyre, do t’ju mbajë të shëndetshëm edhe në disa aspekte të tjera.

 

Dr. Jennifer Landam, një specialiste në terapinë e hormoneve, ka arritur në përfundimin se masturbbimi mund t’ju forcojë sistemin imunitar. Ajo shpjegoi se gjatë këtij procesi rritet numri i qelizave të bardha të gjakut, të cilat ndihmojnë për të luftuar infeksionin në trup.

 

Pikëpamjet e Dr Landom reflektohen edhe në një studim të vogël të kryer nga Departamenti i Psikologjisë Mjekësore në Klinikën Universitare të Essen në Gjermani, i cili monitoroi nga afër efektet e orgazmës përmes masturbimit në numrin e qelizave të bardha të gjakut.

 

Dhe po, rezultatet ishin të qarta. Orgamza rrit numrin e qelizave të bardha të gjakut, duke forcuar kështu sistemin imunitar.

 

Përtej kësaj, orgazmat ju ndihmojnë të relaksoheni dhe të flini më mirë. Më shumë gjumë do të thotë më shumë kohë për trupin tuaj për t’u rikuperuar.

 

Në anën tjetër, mjekët thonë se zgjimi seksual shpeshton rrahjet e zemrës dhe numri i rrahjeve në minutë arrin kulmin gjatë orgazmës.

 

Prandaj ata këshillojnë masturbimin gjatë ditëve të karantinës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *