Grabitje me armë dhe maska në fshatin Voskop të Korçës. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm kur katër persona të maskuar dhe me një armë zjarri pasi kanë thyer një prej xhamave të derës së jashtëme të një mini marketi, kanë hyrë brenda duke marrë një sasi lekësh si dhe produkte të ndryshme ushqimore, kryesisht pije alkolike dhe cigare.

 

Sipas Bledar Leskës, pronar i këtij lokali, kater persona që drejtonin një golf 6, kanë ardhur nga rruga e Voskopojës dhe pasi kanë shkuar deri tek një pikë karburanti në afërsi të biznesit janë rikthyer edhe një herë tjetër. Gjithnjë sipas tij e gjithë dinamika e grabitjes është e regjistruar nga kamerat e sigurisë ku duken qartë të katër personat, tre prej të cilëve kanë qënë edhe me doreza si dhe një armë automatike, të cilën gjatë grabitjes e kanë vendosur mbi banak. Armë të cilën e kanë marrë me vete pasi janë larguar.

 

Nga ana tjetër edhe policia e pranon grabitjen por deri tani nuk ka një komunikatë zyrtare për zbardhjen e ngjarjes. Të njëjtat burime thanë se kanë qënë të maskuar por nuk thonë nëse arma ka qenë armë zjarri apo jo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *