Dy persona të armatosur dhe me maskë kanë tentuar të grabisin një banesë në fshatin Malecaj në zonën e Torovicës në Lezhë.

 

Ata kanë hyrë fshehurazi dhe më pas i ka dëgjuar i zoti i shtëpisë i cili ka menjëherë ka filluar të bërtasë duke kërkuar ndihmë. Dy grabitësit e kanë dhunuar të moshuarin në tentativë për t’i mbyllur gojën e menjëherë kanë dalë banorët e lagjes pasi kanë dëgjuar zhurmën, duke bërë që menjëherë të largohen grabitësit.

 

Policia e Lezhës deri tani e ka fshehur ngjarjen pasi nuk ka ende asnjë njoftim për shtyp, ndryshe nga herë të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *