Video · Kronikë
Maskat, grabisin një bankë të nivelit të dytë në Tepelenë
Maskat godasin sërish, këtë herë në qytetin e Tepelenës, ku është vjedhur një bankë e nivelit të dytë.
Burime bëjnë me dije se menjëherë pas ngjarjes policia është vënë në lëvizje për kapjen e autorëve të ngjarjes, ndërsa ende nuk dihet shuma e parave të marra.
Gjithashtu bëhet me dije se policia ka ngritur postblloqe në pika të ndryshme në hyrje dhe në dalje të Tepelenës.




