Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi kërkon nga prokuroria që veprojë dhe të nisin hetimet lidhur me maskat që po përdoren nga personeli shëndetësor për t’u mbrojtur nga koronavirusi. Sipas opozitës, këto maska janë të skaduara.

 

“I bëj thirrje Prokurorisë që të thyejë heshtjen e të bëjë detyrën e saj ligjore! Provat e krimit janë aty, plot 1 milion e 200 mijë maska të skaduara, të shpërndara në thyerje të ligjit në të gjithë spitalet dhe qendrat shëndetësore të Republikës së Shqipërisë. Uroj që Prokurori i Përgjithshëm të veprojë ndryshe nga Kryeministri, i cili sot i mori mjekët dhe qytetarët për budallenj, duke ju thënë që produktet farmaceutike mund të përdoren edhe pas datës së tyre të skandencës!”

 

Bardhi shtoi se maskat e skaduara konsiderohen mbetje spitalore, të kategorisë “mbetje farmaceutike”, për këtë arsye nuk duhet të përdoren.

 

“Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu e dinë mirë që sipas ligjit maskat e skaduara konsiderohen mbetje spitalore, të kategorisë “mbetje farmaceutike” dhe që po sipas ligjit, nuk mund të përdoren, por duhet të asgjësohen! Për pasojë, shpërndarja e 1.2 milion maskave të skaduara që në vitin 2011 është krim! Ata që kanë urdhëruar mbulimin e datës së skadencës dhe kanë shpërndarë 1,2 milion maska të skaduara mjekëve dhe infermierëve, duhet të përgjigjen para ligjit! Sot është koha për të vepruar! Në këtë situatë, papërgjegjëshmëria është fatale!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *