E martë, 10 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Maskat dhunojnë çiftin e bashkëshortëve dhe u grabisin paratë

Dy persona janë plagosur mbrëmjen e kësaj të marte në Memaliaj.

 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të qendrës së qytetit të Memaliajt, ku një kambist është qëlluar me qytën e pistoletës në kokë nga një person ende i pa identifikuar.

 

Reklamë

Si pasojë janë plagosur shtetasi Mustafa Mustafai 70 vjeç, gjithashtu informacionet bëjnë me dije se  dy personat e maskuar kanë qëlluar edhe bashkëshorten e këtij të fundit, Thëllëza Mustafai, 67 vjeçe, e cila ka qenë duke mbyllur derën e biznesit.

 

I plagosuri mësohet se është dërguar me urgjencë në spital, i mbuluar nga gjaku ndërsa kanë qenë banorët ata që i kanë ardhur në ndihmë.

 

Ndërkohë bëhet me dije se shuma e marrë është rreth 7 milionë lekë të vjetra, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve të saj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë