E premte, 2 Tetor 2026 Film TV deri në 00:31 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

“Maska s’mjafton”/ Mjeku: Këta persona duhet ta evitojnë me çdo kusht transportin publik

Pas katër muajsh ndërprerje për shkak të pandemisë, transporti publik urban në Tiranë rinisi këtë të hënën punën.

Fotot e publikuara në rrjet ku dallohen pasagjerët që qëndrojnë ngjitur pranë njëri-tjetrit kanë shqetësuar mjekun Erion Dasho, i cili këshillon personat mbi 65 vjeç dhe ata me sëmundje kronike që të evitojnë transportin publik.

Reklamë

Sipas tij, përdorimi i masakës kirurgjikale nuk mjafton, nëse të gjithë udhëtarët nuk respektojnë distancimin social dhe rregullat e higjienës.

“REKOMANDIM URGJENT!!! Me hapjen e transportit publik dhe fotot që qarkullojnë në rrjet ku udhëtarët qëndrojnë ngjitur dhe pa maska, i rekomandoj personave me moshë mbi 65 vjeç dhe/ose atyre të prekur nga sëmundje kronike të EVITOJNË ME ÇDO KUSHT TRANSPORTIN PUBLIK DERI SA TË KRIJOHET BINDJA SE KY SISTEM DO TË ZHVILLOHET I SIGURT! Mbajtja e maskës nga ju vetë nuk mjafton dhe nuk ofron mbrojtje të mjaftueshme në se të gjithë pasagjerët në mjet nuk respektojnë distancimin fizik dhe mbajtjen e maskave. MBRONI VETEN!”

Vazhdo të lexosh

Reklamë