Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla i uroi nisjen e vitit të ri shkollor nga Elbasani, të gjithë nxënësve dhe mësuesve të cilët këtë vit janë në shkollë në kushte të tjera, diktuar nga Covid-19.

 

Këtë vit aksesorëve shkollor i janë shtuar maskat, dezifektantët dhe elementet e tjera higjenike, për shumë familje të papërballueshme në kosto.

 

I pyetur se përse qeveria nuk i ka ardhur në ndihmë këtyre familjeve, sikurse ndodh në shumë vende të tjera, Balla u kujdes të shpjegonte se është një proces që do të kryhet në vijimësi.

 

Të gjithë prindërit sot teksa kanë shoqëruar fëmijët në  shkollë , kopshte dhe cerdhe kanë firmosur një deklaratë e cila ndër të tjera, siguron që fëmija nuk është i prekur nga virusi. Një deklaratë që u komentua mjaft që një ditë më parë kur dhe vetë ministrja e Arsimit Besa Shahini e prezantoi.

 

Por për kreun e grupit parlamentar Taulant Balla , reagimi është një sulm politik. Balla komentoi edhe deklaratën e kryedemokratit Basha për testimin e të gjithë mësuesve, duke u shprehur se është e pamundur.

 

Ndonëse kërkohet që të gjitha shkollat të jenë të pajisura me ujë të rrjedhshëm dhe të plotësojnë kushtet higjenike -sanitare , ne Elbasan ka ende probeleme. Këtë gjë  e pranon edhe vetë kryebashkiaku Gledian Llatja.

Në Elbasan aktualisht rezultojë 5 mësues të prekur nga Covid-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *