E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Mashtruan mbi vrasjen e Klodian Rashës”/ “Vetëvendosje”: Të arrestohet Ardi Veliu

Lëvizja “Vetëvendosje” me qendër në Shqipëri shprehet se cilësimi i vdekjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha si aksident është një akt mashtrimi i kryer drejtpërdrejt nga kryeministri Edi Rama.

 

Sipas kësaj lëvizje, vrasja e Rashës quhet aksidentale, në mënyrë që edhe polici që kreu krimin  të pësojë një ndëshkim më të ulët.

 

Reklamë

Në reagim thuhet se gjatë këtyre ditëve janë shënuar pesë akte të paprecedentë.

 

“’Aksidental’ me paramendim. Mbrëmë, në ditën e gjashtë të protestave, në sheshin Skënderbej dhe bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, vijoi marshi i qytetarëve si reagim ndaj vrasjes nga krimi i dyfishtë shtetëror të 25 vjeçarit Klodian Rasha. Dje publiku u njoh edhe me një vendim Qeverie të miratuar nga Kryeministri Edi Rama, ku vrasja e Klodianit cilësohej si aksidentale dhe familjarit i akordohej një pension.  Gjatë këtyre ditëve janë shënuar pesë akte të paprecedentë të një pushteti të rrënuar moralisht, politikisht dhe ligjërisht.  Së pari, vrasja e kryer nga efektivi i Policisë së Shtetit. Së dyti, Policia, Qeveria dhe media pranë saj, fshehën dhe manipuluan të vërtetën. Së treti, për 6 ditë me radhë, Policia dhe Qeveria ushtroi dhunë mbi qytetarët, madje dhe mbi minorenët e gazetarët në çdo qytet ku u paraqit rezistencë dhe protestë, duke kryer edhe kërcënime për të ndalur protestat. Së katërti, Qeveria mashtroi në një akt zyrtar, duke e quajtur vrasjen “vdekje aksidentale” para se gjykata të shprehet mbi rastin. Së pesti, në vend që të shkarkonte sot kryepolicin Ardian Veliu, pasi dolën edhe disa pamje filmike nga vrasja e Klodianit që tregonin se vetëm me aksident nuk kishim të bënim, Kryeministri Rama shkoi këtë mëngjes sërish për vizitë te familja Rasha.”

 

Për Ramën, shton “VV”, vrasja e të riut është aksident që u prishi projektet, ndërsa protestuesit janë “lukunia e halabakëve”.

 

“Cilësimi i krimit si aksident është një akt mashtrimi i kryer drejtpërdrejt nga Edi Rama. Vrasja e Klodjan Rashës quhet aksidentale që edhe polici vrasës të pësojë një ndëshkim më të ulët. Kështu që edhe këtë vrasje, e cila buron nga kriminalizimi i institucioneve, po tentojnë sërish ta manipulojnë në shtetin e Ramës. Një qeveri që mashtron qytetarët dhe e cila mbanë për kryepolic një zyrtar të kriminalizuar është qeveri e dhunës.  Një kryeministër që nuk i zgjidh çështjet drejt, përmes vendimeve institucionale, por tenton t’u japë zgjidhje informale, pëmes imponimit dhe vizitave të pësëritura te një familje e zhytur në dhimbje nga padrejtësia e dyfishtë, nuk vepron si kryeministër. Kjo sjellje ngjan me sjelljen e një mafiozi, që shtiret sikur respekton kode nderi, për të vazhduar pushtetin e tij të dhunshëm.”

 

Konferenca e sotme për shtyp, shton më tej Për “Vetëvendosje” tregon se Rama nuk ka reflektuar dhe nuk po ndërmerr asnjë hap për shkarkimin e Ardian Veliut, ndërsa bën thirrje për shkarkimin dhe arrestimin e Ardi Veliut.

 

“Ndërsa justifikimi i dobët që Kryeministri Rama tentoi sot t’i bënte në konferencë termit “aksidental”, është edhe i paqëndrueshëm, edhe i përbuzshëm, veçanërisht tani që publiku ka parë edhe pamjet e para filmike të krimit.  Çlirimi i qytetarëve nga dhuna dhe padrejtësia nuk kanë altenativë, sado përpjekje të nevojiten. Ndaj protesta është tanimë një detyrë nga e cila nuk mund të lirohemi.  Shkarkimi e arrestimi i Ardian Veliut, si dhe hetimi i plotë për të gjithë zyrtarët e Policisë së Shtetit që mashtruan mbi vrasjen e Klodjan Rashës, duke hetuar edhe Drejtuesit e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), janë kërkesa minimale dhe të panegociueshme, për t’i dhënë një mundësi Shtetit të së Drejtës në vendin tonë.  Liri e pafajësi të gjithë të arrestuarve në sheshe, rrugë e rrugica kudo në Shqipëri. Drejtësi për Klodianin!”

Vazhdo të lexosh

Reklamë