E shtunë, 10 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Mashtruan 49-vjeçarin se do e çonin në Kanada dhe i morën 10 mijë euro/ Arrestohet gruaja në Tiranë, në kërkim bashkëpunëtori

Policia e Tiranës ka arrestuar një 31-vjeçarja Arjana Lleshaj, si dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij, S.Gj 34-vjeç pasi kanë përfituar 10 mijë euro përmes mashtrimit.

 

Reklamë

Në një njoftim për media, policia bën me dije se  këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë marrë shumën 10 000 euro, shtetasit B. Gj., 49 vjeç, banues në Malësi të Madhe, duke i premtuar se do ta ndihmonin atë që të shkonte në Kanada.

 

Reklamë

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, operacioni policor i koduar “Premtimi”. 

 

I morën 10 000 euro, një shtetasi, me anë të mashtrimit, vihet në pranga 31-vjeçarja, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i saj.   

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas kallëzimit nga një shtetas, për një rast të marrjes së parave me anë të mashtrimit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Premtimi”, si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetases A. Ll., 31 vjeçe dhe u shpall në kërkim shtetasi S. Gj., 34 vjeç, të dy banues në Tiranë.  

 

Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se i kanë marrë shumën 10 000 euro, shtetasit B. Gj., 49 vjeç, banues në Malësi të Madhe, duke i premtuar se do ta ndihmonin atë që të shkonte në Kanada.   

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. 

Vazhdo të lexosh

Reklamë