E mërkurë, 30 Shtator 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Mashtronte qytetarët së parashikonte fatin dhe iu merrte sende me vlerë, arrestohet 43-vjeçarja

Elena Muhaxhiri, 43 vjeçe është vënë në pranga pasi mashtronte qytetarë të ndryshëm se mund t’iu parashikonte fatin në këmbim të parave dhe sendeve me vlerë.

 

Reklamë

43-vjeçarja rezultonte e shpallur në kërkim, ndërsa do të vuajë dënimin prej dy vitesh, pasi gjykata e ka gjetur fajtore për veprën penale të mashtrimit.

 

“Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar këtë shtetase, me 2 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”, pasi ka përfituar para dhe sende me vlerë nga shtetas të ndryshëm, duke i premtuar se mund t’i parashikonte të ardhmen”, thuhet në njoftimin e policisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë