Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
06 December 2025
Vizion fokus

Rusia, qindra dronë ndaj Ukrainës! Goditet infrastruktura energjetike e...

Legjitimohen kriptomonedhat në Shqipëri! Qeveria hedh për diskutim projektligjin,...

Negociatorët amerikanë dhe ukrainas thirrje Rusisë: Angazhim serioz për...

Humbi jetën në burg, Shpëtim Çeliku ishte dënuar për...

EMRI/ I dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë...

E rëndë në Durrës! 76-vjeçari godet me shkop druri...

Vrasja e biznesmenit në Elbasan, jepet sot masa e...

Po festonin një ditëlindje, shpërthen zjarri në një restorant...

Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën shoferi 38-vjeçar (EMRI)

Franca heton raportimet për dronë mbi një bazë të...

EMRI/ Mashtronte mësuesit dhe nxënësit se do t’i dërgonte në SHBA, arrestohet 20-vjeçari

23 Korrik 09:02

Policia e Shtetti ka vënë në pranga një 20-vjeçar nga devolli, i cili mashtronte mësuesit dhe nxënësit me premtimin se do t’i dërgonte me udhëtime falas në Shtetet e Bashkuara.

Pas një hetimi gjashtëmujor, nga një grup hetimor i posaçëm, i përbërë nga oficerë të Departamentit të Policisë Kriminale dhe hetues nga Zyra e Hetimeve Kriminale pranë Ambasadës se Shteteve të Bashkuara në Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë së Seksionit të Përgjithshëm Tiranë, është zbuluar një skemë mashtrimi e organizuar nga shtetasi tashmë i arrestuari Ermes Hoxhalli, i cili mashtronte institucionet arsimore, me projektet e ashtuquajtura “Let’s Talk Together about US 23” and “Let’s Talk Together about US 24”.

Lexo edhe :

Related Posts

Mashtronte mësuesit dhe nxënësit me “ëndrrën amerikane”, reagon Ambasada e SHBA pas arrestimit të 20-vjeçarit në Tiranë

Njoftimi:

Hetime proaktive të përbashkëta ndërmjet Policisë së Shtetit, Ambasadës së ShBA-së në Tiranë dhe Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Arrestohet një shtetas shqiptar, i përfshirë në një skemë të madhe mashtrimi, me objektiv sistemin arsimor në te gjithë vendin.

Më datë 22.07.2024, është arrestuar shtetasi E. H., 20 vjeç, banues në Devoll.

Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Njësinë e Hetimeve Kriminale pranë Shërbimit Diplomatik të Sigurisë së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë së Seksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka ekzekutuar një masë sigurimi “Arrest në burg”, të lëshuar nga Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Pas një hetimi gjashtëmujor, nga një grup hetimor i posaçëm, i përbërë nga oficerë të Departamentit të Policisë Kriminale dhe hetues nga Zyra e Hetimeve Kriminale pranë Ambasadës se Shteteve të Bashkuara në Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë së Seksionit të Përgjithshëm Tiranë, është zbuluar një skemë mashtrimi e organizuar nga shtetasi tashmë i arrestuari E. H., i cili mashtronte institucionet arsimore, me projektet e ashtuquajtura “Let’s Talk Together about US 23” and “Let’s Talk Together about US 24”.

Programet iu premtonin nxënësve dhe mësuesve, udhëtime falas në Shtetet e Bashkuara. I arrestuari E. H. kishte krijuar një identitet të rremë, duke u angazhuar me zyrtarë të Ministrisë së Arsimit dhe të institucioneve të tjera arsimore në të gjithë Shqipërinë. Qindra studentë, mësues dhe zyrtarë arsimorë në të gjithë Shqipërinë morën pjesë në këto programe mashtruese.

Policia e Shtetit shqiptar falënderon Prokurorinë e Seksionit të Përgjithshëm, Tiranë dhe Njësinë e Hetimeve Kriminale pranë Ambasadës së ShBA-së në Tiranë, për ndihmën në këtë hetim kompleks dhe për partneritetin e vazhdueshëm.

Posted Under:
Kronike Kryesoret
Tagged:
mashtronte Mësuesit Nxenesit Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Legjitimohen kriptomonedhat në Shqipëri! Qeveria hedh për diskutim projektligjin, Kosova ka rregulluar tregun prej vitesh

më shumë...

Humbi jetën në burg, Shpëtim Çeliku ishte dënuar për vrasjen e bashkëshortes shtatzënë

më shumë...

EMRI/ I dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës

më shumë...

E rëndë në Durrës! 76-vjeçari godet me shkop druri në kokë bashkëshorten

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

  • “Është vrasës i heshtur”, ushqimi që shkakton Alzhaimer dhe...
  • Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën shoferi 38-vjeçar (EM...
  • Shorti i fazës finale të Kupës së Botës/ Shqipëria dhe Kosov...
  • Lideri çeçen: Jemi të përgatitur për luftën në Europë, presi...
  • Një ndër kancerët më agresivë, shenjat e dispepsisë që mund...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.