E diel, 1 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Mashtroi qytetarin dhe i mori 10 mijë euro, përfundon në pranga 33 vjeçari në Tiranë

Policia ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Fraud”, pas kallëzimit të një qytetari që ishte mashtruar financiarisht. Në përfundim të hetimeve, u arrestua shtetasi E. D., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas hetimeve të kryera nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, rezultoi se E. D. i kishte marrë 10 000 euro shtetasit G. D., në kohë të ndryshme, me pretendimin se do të shlyente detyrimet tatimore të aktivitetit të tij tregtar.

Pas grumbullimit të provave, 33-vjeçari u ndalua nga forcat e policisë dhe ndaj tij janë përgatitur materialet procedurale, të cilat i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

Policia thekson se do të vijojë punën për goditjen e rasteve të mashtrimeve financiare dhe u bën thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo rast abuzimi.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë