Gjykata e Apelit në Durrës ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg, për bosin e kriptomonedhave, turkun Faruk Fatih Ozer.

 

Faruk Fatih Ozer ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet se ka mashtruar mijëra shtetas turq të cilët kishin investuar paratë e tyre në monedhën virtuale turke “Thodex”, e cila shpalli falimentin.

 

Kujtojmë se bosi i kriptomonedhave u arrestua nga autoritetet në muajin Gusht të këtij viti. Ndërsa që prej muajit Prill të vitit 2021, Faruk Fatih Ozer u shpall në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *