Shtate persona janë arrestuar orët e fundit nga policia e Tiranës.

Dy prej të prangosurve ishin shpallur në kërkim.

Njeri nga te arrestuarit kerkohej per mashtrimin me shume te medha financiare te disa klienteve ne nje studio ligjore ndersa dy te tjere jane prangosur per dhune ne familje.

 

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin e shtetasit në kërkim B. H., 26 vjeç.

Ky shtetas, më datë 18.03.2022, në Babrru, ka qëlluar në ajër duke kanosur shtetasin A. P., 18 vjeç, dhe më pas është ndihmuar nga shtetasi L. S., 21 vjeç (arrestuar më parë), të largohet.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë kapjen e shtetasit E. Ç., 32 vjeç, shpallur në kërkim për veprat penale “Mashtrimi”, “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, sepse me anë të mashtrimit dhe shpërdorimit të detyrës, në një studio ligjore, ka përvetësuar shuma parash ndaj klientëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit J. D., 31 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. Z., 48 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– A. M., 45 vjeç, A. G., 59 vjeç dhe B. K., 38 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet e tyre përkatëse, në gjendje të dehur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *