Një 37-vjeçar ka mashtruar një çift bashkëshortësh se do iu mundësonte në mënyrë të paligjshme marrjen e pensionit të invaliditetin në këmbim të parave.

 

37-vjeçari mësohet se ishte i punësur si teknik laboratori në spitalin e Elbasanit.

 

Ai i kishte marrë çiftit të bashkëshortëve 100 mijë lekë, duke iu pretenduar se do përgatiste dokumentacionin e nevojshëm për për përfitimin e pensionit të invaliditetit.

 

37-vjeçari do të gjykohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *