Gjykata e Korçës caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për Alma Beqirin, të arrestuar për përvetësimin e 3 milion eurove nga bizneset online si punonjëse e një poste private.

 

Beqiri u arrestua 3 ditë më parë nga policia, ndërsa seanca u mbajt me dyer të mbyllura, për më tepër se 2 orë.

 

Gjyqtarja e çështjes ishte Thomaidha Roça, ndërsa prokuror Gjergji Ceka.

 

Alma Beqiri ka mohuar akuzat, avokatët kanë kërkuar një masë më të butë sigurie pasi sipas tyre 46 vjeçarja nuk ka mashtruar e as përvetësuar para por ka shlyer rregullisht bizneset që kanë bashkëpunuar me postën për porositë.

 

Sipas tyre, nuk bëhet fjalë për një mashtrim por një mosrakordim mes të pandehurës dhe kompanisë dhe dyshohet që është evazion fiskal për shkak të kryerjes së shërbimeve pa faturë tatimore.

 

Alma Beqiri është pronare e një poste private në Shqipëri, ndërsa kishte përvetësuar një shumë të majme parash, duke mos iu dhënë paratë e klientëve bizneseve me të cilat bashkëpunonte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *