Prej 25 vitesh banorët e Qarkut Dibër, kanë pritur ndërtimin e rrugës së Arbrit, një rrugë kjo, e cila shkurton ndjeshëm distancën me kryeqytetin. Por edhe pse projekti i ndërtimit ka nisur prej vitesh, puna është ndërprerë. Për deputetët e demokrate te këtij qarku, Bedri Hoxha e Roland Keta, rruga e Arbrit është një tjetër mashtrim i qeverise, edhe pse në fushatën zgjedhore te 2013, kryefjala për banorët e Dibrës, ishte ndërtimi i rrugës së Arbrit brenda dy viteve. Ndërsa deputeti Roland Keta, tha se qeveria nuk ka ndarë asnjë lekë në buxhet për rrugën e Arbrit, ndërsa e ka shtyrë afatin e përfundimit të saj deri në vitin 2023. Aktualisht asnjë makineri nuk shihet të punojë në rrugën e Arbrit, në lotin nga Qafa e Buallit deri tek Ura e Vashës, madje tani edhe njërën hyrje të tunelit e kanë bllokuar gurët.