E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Mashtrimi financiar në Poloni, Trusk merret në pyetje

Presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, është pyetur në vazhdën e një hetimi parlamentar mbi një skemë piramidale. Mashtrimi financiar në Poloni doli në dritë në vitin 2012 kur zoti Tusk mbante postin e kryeministrit.

 

Në kuadër të këtij hetimi, prokurorët thonë se rreth 20 mijë investitorë humbën mbi 225 milion dollarë në atë që doli se ishte një skemë piramidale.

 

Reklamë

Sipas hetuesve, skema i përkiste institucionit financiar “Amber Gold”, dhe se autoritetet nuk morën masat e nevojshme, megjithë sinjalet paralajmëruese. Djali i zotit Tusk, Mihal kishe marrëdhënie me firmën “Amber Gold”.

 

Nga ana tjetër kritikët thonë se partia në pushtet po i përdor hetimet si një përpjekje për të diskredituar zotin Tusk, i cili i përket opozitës polake dhe është President i Këshillit të Evropës që nga viti 2014.

Vazhdo të lexosh

Reklamë