E enjte, 1 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Mashtrim, përndjekje e drogë/ Arrestohen në Durrës 5 persona të shpallur në kërkim

Policia e Durresit ka vene ne pranga pese persona, te cilet ishin shpallur në kërkim kombëtar për vepra të ndryshme penale.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, u ndaluan shtetasit:

Reklamë

D. Gj., 43 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”;

E. M., 35 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Përndjekja”, pasi më datë 19.05.2020, ka përndjekur ish të fejuarën e tij;

D. P., 45 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mosdhënia e mjeteve për jetesë”;

I. M., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”;

H. M., 62 vjeç, banues në fshatin Nuaj, Krujës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”

Vazhdo të lexosh

Reklamë