E diel, 4 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Mashtrim me shuma të mëdha parash/ Del para gjykatës së Korçës, Viola Sterjo

Ish-drejtoresha e mjedisit në Bashkinë e Tiranës, Viola Sterjo doli këtë të premte para gjykatës së Korçës për t’u njohur me masën e sigurisë.

 

Reklamë

 

Me pranga në duar dhe kapuç në kokë, 39-vjeçarja është futur në sallën e gjyqit.

 

 

Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura. Kjo pasi sipas gjykatës çështja është në fazë paraprake dhe hetimet janë sekret.

 

 

Ish zyrtarja Viola Sterjo akuzohet për veprën penale të mashtrimit. Ajo dyshohet se ka përfituar përmes mashtrimit shuma të konsiderueshme parash nga qytetarë të ndryshëm gjatë periudhës mars-nëntor të vitit 2020 me premtimin se do t’u siguronte atyre fonde për investime, nga shteti.

 

 

Gjatë kësaj kohe, 39 vjeçarja ishte punonjëse në një institucion tjetër shtetëror. Sipas burimeve Viola Sterjo ka mashtruar 5 persona të ndryshëm në Korçë dhe Pogradec të cilëve u kishte marrë shuma nga 20 mijë euro deri në 160 mijë euro, me premtimin për të ndërhyrë në agjencinë e zhvillimit bujqësor dhe rural për t’u siguruar atyre grante që varionin nga 2.2 milion euro deri në 4.5 milionë euro.

 

 

Mashtrimi u zbulua pas një kallëzimi penale të bërë në 12 dhjetor të këtij viti në prokurorinë e Korçës nga një qytetar.

Më shumë video

Reklamë