Mashtrim kompjuterik nëpërmjet “Call Center-it”, arrestohen 7 persona në Tiranë, kërkohen 2 organizatorët
Policia e Tiranës ka zbuluar një “Call Center” ku kryhej mashtrim kompjuterit dhe ka vënë në pranga 7 persona, mes tyre njëri prej organizatorëve.
Policia bën me dije se në kuadër të operacionit “Recovery” dhe si rezultat i kontrolleve të kryera në vijim të operacionit ndërkombëtar “Platforma”, shërbimet e Policisë konstatuan se kati i parë i një pallati në rrugën “Janos Hunyadi”, ishte përshtatur si call center.
Nga ndërhyrja në këtë subjekt, u kapën në flagrancë dhe u vunë në pranga, punonjësit, shtetasit Indrit Kazi, 33 vjeç, banues në Farkë Lution Veseli, 22 vjeç, banues në Krujë, Elvis Hadaj, 38 vjeç, banues në Tiranë, Maer Musabelliu, 33 vjeç, banues në Tiranë, Dardan Rama, 34 vjeç, banues në Tiranë dhe Aldo Pleshti, 36 vjeç, banues në Tiranë.
Gjithashtu, u kapën në flagrancë, punonjësit, shtetasit A. P., 40 vjeçe, V. A., 38 vjeçe, K. A., 24 vjeçe dhe S. M., 38 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, për të cilët nisi procedim në gjendje të lirë.
Si rezultat i hetimeve të kryera në kuadër të këtij operacioni, u identifikuan 3 organizatorët e mashtrimit kompjuterik, nëpërmjet këtij call centeri, shtetasit A. Sh., 36 vjeç, banues në Tiranë, A. R., 34 vjeç dhe A. G., 38 vjeç.
Shtetasi A. Sh. u kap nga Policia dhe u vu në pranga, në kuadër të operacionit “Recovery”. Ndërkaq, vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të tjerë./vizionplus.tv




