E premte, 2 Tetor 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

“Masat treguan efikasitet”/ Ish-ministri tregon kur do të përfundojë pandemia

Ish-ministri i Shëndetësisë, Gjergj Koja i konsideroi efikase masat që Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID.

 

Reklamë

I ftuar këtë të enjte në edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, Koja tha se pandemia nuk ka mbaruar ende, pavarësisht faktit që infektimet ditore sa vijnë e ulen.

 

“Propozimet kanë qenë në përputhje të plotë me realitetin shqiptar. Ishin masa të targetuara, të cilat treguan se ishin efikase. Efikasiteti i maskave ka qenë pothuajse maksimal. Vaksinimi masiv i popullatës padyshim që e këputi zinxhirin e infektimit, por pandemia nuk ka mbaruar. Distancimi social dhe mbajtja e maskave në ambientet e mbyllura, janë të nevojshme.”

 

Sipas tij, pandemia do të përfundojë kur numri i rasteve të reja, të paktën për një muaj, të jetë zero për çdo shtet. Mirëpo, Koja e sheh jo të afërt këtë ditë.

 

“Hapja graduale garanton vazhdimësinë sa i takon ruajtjes së shëndetit të popullatës dhe mos rritjes së rasteve. Është e parakohshme që të çojmë trofeun e fitores që ne mundëm pandeminë. Çelësi i suksesit është vaksinimi…Do të jetë një verë shumë e relaksuar. E them besimplotë. Edhe vjeshta parashikohet të jetë më e qetë, në varësi të vaksinimit.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë