Parlamenti grek miratoi te tjera shkurtime buxhetore dhe rritje taksash ne këmbim te këstit te radhës se ndihmës nga kreditoret ndërkombëtare. Ne takimin e nesërm te ministrave te financave te Eurozonës pritet te zhbllokohet ndihma prej 5,5 miliard eurosh. Kryeministri Aleksis Cipras deklaroi se parlamenti po mban premtimet.

“Liderët europiane po marrin mesazhin se Greqia po i përmbush detyrimet edhe pergjegjesite e saj. Nesër edhe pala tjetër duhet te marre pergjegjesite e veta”.

 

Paketa e masave u miratua nga 152 prej 153 deputeteve te Syrizas. Një ligjvënëse votoi kundër ligjit per krijimin e nje mekanizmi qe do te shkurtoje pagat dhe pensionet. Me pas ajo dha dorëheqjen. Masat e reja shtrënguese janë kritikuar nga ligjvenesit opozitare. Pjese e tyre janë rritja e TVSH, taksave per karburantin, cigaret, përdorimin e internetit, si dhe krijimin e nje fondi shtetëror privatizimi. Por me këto masa qeveria shpreson te marre nje përgjigje pozitive edhe persa i përket reduktimit te borxhit te vendit. Jashtë parlamentit qindra demonstrues protestuan kundër reformave te qeverise, por nuk janë shënuar përplasje me policinë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *