E shtunë, 7 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 08:30 Në vijim ora 08:30: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 11 orë më parë
Video · Vendi

Masat për vitin e ri shkollor

Rreth 250 efektivë policie do të angazhohen për të siguruar rendin në shkolla gjatë fillimit te këtij viti shkollor. Në një intervistë për Vizion Plus, Idriz Daulle, shefi i Sektorit për Rendin e Sigurinë Publike ne Drejtorinë e Policisë se Tiranës, thekson se është hartuar një plan masash bazuar në analizën e situatës së një viti më parë. Një vëmendje e madhe i është kushtuar edhe transportit të nxënësve në shkolla. Gjithashtu, Policia e Shtetit në bashkëpunim me atë bashkiake dhe shërbimet tatimore, do të ndalojnë rreptësisht tregtimin e alkoolit në subjektet pranë shkollave.

Më shumë video

Reklamë