Subscribe

Policia e Shtetit ka hartuar një plan të detajuar masash për muajin gusht, kur dhe pritet rritja e numrit të emigrantëve që vijnë për pushime në Shqipëri. Deri më tani nëpërmjet pikave të kalimit kufitar kanë hyrë rreth 22 mijë persona e 4975 automjete. Ne ketë situate Policia Rrugore ka nisur një aksion për ndëshkimin e drejtuesve qe lëvizin tej normave të shpejtësisë, por dhe parakalimet e gabuara, të cilat janë kthyer në burimin kryesor të aksidenteve.

 

Vetëm brenda pak ditësh për parakalime të gabuara policia ka vendosur mbi 1500 gjoba e ka pezulluar 100 leje drejtimi.

 

Krahas kësaj, policia e shtetit ka angazhuar dhe nga 100 patrulla policie me biçikleta në të gjitha plazhet e vendit, të cilët do të jenë të pranishëm në bregdet për të garantuar rendin, por dhe për t’u ardhur në ndihmë pushuesve.

 

Në mbështetje të patrullave janë angazhuar dhe forca të posaçme të repartit Shqiponja, të cilat do të lëvizin në akset dytësore që të çojnë drejt bregdetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *