Task forca e turizmit në Vlorë zhvilloi këtë të premte mbledhjen e parë për sezonin e ri. Prefekti, Flamur Mamaj kërkoi angazhimin e të gjithë institucioneve vendore për të veçanërisht për pastrimin e plazheve.

 

FLAMUR MAMAJ – PREFEKT I QARKUT VLORE

“Sezoni turistik 2021 është i veçantë se vjen pas pandemise me gjithë problematikat e veta. Dy javë detyrat kryesore të cilat janë nën vëmendje të të gjitha institucioneve, që kanë të bëjnë jo vetëm me stacionet e plazheve, por edhe pastrimet në të gjithë territorin ku sezoni turistik do ketë shtrirjen e vet.”

 

Sipas Memajt, nga java e ardhshme çdo institucion i angazhuar në sektorin turistik do duhet të raportoje për zbatimin e masave.

 

“Duhet që secili prej jush të raportojë çdo të premte për masat paraprake për sezonin turistik. Shpresoj në fund të muajit të realizojmë dhe një mbledhje me ministrin.”  

 

Këtë vit sezoni turistik pritet të jetë më i suksesshëm pasi është paralajmëruar heqja e kufizimeve anti-COVID.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *