Subscribe

Ne kohen kur bota përballet me rrezikun nga terrorizmi, qeveria e Kosoves shpreh angazhimin per parandalimin e ekstremizmit ne vend. Per kryeministrin Isa Mustafa, fokusi duhet te jete arsimimi i te rinjve dhe nxitja e punesimit.
“Parandalimi i terrorizmit kërkon masa të ndryshme në fushën arsimit në mënyrë që nxënësit në shkolla të edukohen dhe të mos orietontohen në mënyrë të dhunshme. Parandalimi i ekstremizmit kërkon masa edhe në fushën e ekonomisë në mënyrë që atyre personave tu sigurohen punësimi dhe mirëqenia dhe kjo të mos jetë shkas i bashkimit me grupe te ndryshme”.
Deklaratën shefi i qeverise e beri ne konferencën e donatoreve per zbatimin e strategjisë kombëtare per parandalimin e ekstremizmit te dhunshëm dhe radikalizmit. Mustafa theksoi se edhe Kosova ka rolin e saj ne luftën kundër terrorizmit.
“Kosova vlerëson se është një vend i vogël, por ka përgjegjësinë e vet në këtë luftë të përbashkët të cilën ne duhet ta zhvillojmë me vendet e tjera, sepse pasojat nga terrorizmi janë shumë të mëdha, janë afatgjate dhe kërkojnë domosdoshmërisht një aleancë të përbashkët që ne ato t’i tejkalojmë”.
Ndërsa Kosova renditet nder vendet me numrin me te larte te luftetareve qe mbështesin shtetin islamik, parlamenti i vendit ka miratuar nje ligj, qe dënon deri 15 vjet burg personat qe marrin pjese ne luftërat e huaja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *