E enjte, 12 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Masat kundër koronavirusit/ Kosova mbyll shkollat

Edhe pse nuk ka asnjë rast të identifikuar me koronavirus, qeveria e Kosovës ka vendosur pezullimin e mësimit deri më 27 mars, me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit të rrezikshëm kinez.

 

Në mbledhjen urgjente të qeverisë mbrëmjen e kësaj të mërkure, Kosova ka pezulluar linjat e udhëtimit ajror dhe tokësor, si dhe kontrollin e udhëtarëve që hyjnë dhe dalin në vend.

 

Reklamë

Po ashtu është vendosur vetëkarantimi i detyruar për të gjithë qytetarët që hyjnë në Kosovë nga zonat epidemike me rrezik të lartë dhe të mesëm, ndalimin e aktivitetit për restorantet, klubet e natës, palestrave dhe pishinave pas orës 23.

 

“Personat fizik dhe juridik të cilët nuk i respektojnë dhe i shkelin rekomandimet do të ndëshkohen në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në vendimin e qeverisë së Kosovës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë