Për shkak të kufizimeve në qarkullimin rrugor, Ambasada e Gjermanisë në Tiranë njofton se të premten sektori i vizave do të jetë i mbyllur.

 

Nëse nuk do të ketë ndryshime të hënën, shërbimi do të vijojë sërish.

 

“Ditën e premte, më 13.03.2020, sektori i vizave do të jetë i mbyllur. Duke filluar nga e hëna, më 16.03.2020, në rast se nuk do të ketë ndryshime, ne do të jemi përsëri në shërbimin tuaj. Përgjithësisht për hyrjen në sektorin e vizave duhet patur parasysh: Nisur nga rreziku i lartë i infektimit të virusit COVID-19 Ambasada sjell qartësisht në vëmendje të aplikuesve, që përpara zyrës së vizave të mbahet një distancë prejt të paktën 2 metrash nga njëri-tjetri.”

 

Ndërkohë, për aplikuesit që shfaqin simptoma të COVID-19 dhe që kanë udhëtuar së fundmi në Itali apo Greqi, iu bëhet thirrje që të mos paraqiten.

 

“Aplikuesit, që shfaqin simptoma të virusit (temperaturë e lartë, kollë) apo që në 14 ditët e fundit kanë udhëtuar në Itali apo Greqi apo në një nga zonat me risk të lartë, janë të lutur të mos paraqiten në datën e aplikimi të tyre dhe të njoftojnë për këtë Ambasadën përmes email-it [email protected] në mënyrë që takimi të mund të shtyhet”, thuhet në “Facebook”-un e Ambasadës gjermane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *