E shtunë, 26 Shtator 2026 Fat i Hidhur deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef 2 Eps) Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 49 minuta më parë
Video · Kronikë

Masat e sigurisë për trafikantët e drogës nga Shqipëria drejt BE-së

Gjykata e krimeve të rënda po zhvillon seancat gjyqësorë për masat e sigurisë  për 24 anëtarët e 4 grupeve kriminale që u vunë në pranga gjatë operacionit të koduar me emrin “LIMIT.

 

Seancat  po zhvillohen me dyer të mbylluara ndërsa në kërkim vijojnë të jënë 7 persona, mes tyrë edhe një shtetas turk me banim ne qytetin e Durrësit.

 

Grupet e operacionit LIMIT  trafikonin kanabis, kokainë dhe heroinë drejt vendeve të Bashkimit Europian, ndërsa farat  e hashashit I importonin nga Hollanda.

Gjatë 3 viteve të fundit, autoritetet greke kanë arrestuar 34 persona në kuadër të këtij operacioni.

 

Gjithashtu këto grupe kriminale mundësonin kalimin e paligjshëm të emigranëve nga Lindja e Mesme, të cilët vinin nga shteti grek drejt Shqipërise, me pas ne Malin e zi me destinacion final vendet e Bashkimit Europian.

 

Më shumë video