Subscribe

12 nga 15 personat për të cilët u lëshuan urdhër-arrestet për Inceneratorin e Tiranës nga SPAK  do të njihen me masën e sigurisë nga Gjykata e Posaçme.

Për nëntë prej tyre është caktuar “arrest në burg”. Bëhet fjalë për ish- ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, që akuzohet për shpërdorim detyre dhe për ish sekretarin e pergjithsherm Alqi Bllako, që  që hetohet për akuzën e korrupsionit lidhur me inceneratorin e Tiranes.

Po ashtu, në burg janë lënë edhe pronarët e koncesionit, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, që akuzohen për mashtrim me pasoja të rënda, korrupsion e pastrim parash, në vlerën e 409 milionë lekëve.

Në te njejten masë sigurise janë lënë edhe zyrtarë  të bashkisë së Tiranës, Drejtori, Taulant Tusha, anëtari i komisionit, Namik Simixhiu, Bledar Karoli e Jetmir Llapaj.

Ndërsa për gjashtë prej tyre është kërkuar masa e sigurisë arrest shtëpie. Këtu përfshihen, Alba Thoma, ish- drejtoresha juridike e ministrisë së mjedisit, katër anëtarë të komisionit të prokurimit, Valbona Ballgjini, Sidita Temali, Etleva Kondi dhe Pëllumb Abeshi./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *